Në një mbledhje online zhvilluar me Këshillin Koordinues të Diasporës për të diskutuar ecurinë dhe mundësinë e votimit të emigrantëve, kryeministri Edi Rama u shpreh se teknikisht është i pamundur pasi do duhet të kishim nisur diskutim kohë më parë.
Por Rama tha se shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pasi qeveria mund të nisë realizimin e këtij projekti përmes një projekti pilot.
?Ne na duhet një mirëkuptim me tolerancë reciproke nga të trija palët.. kur vjen puna tek vota e emigrantëve nuk është se ka ndonjë divergjencë të shfaqur, por nuk kemi një dakordësi në momentin që flasim, por djalli është në detaje dhe kur vjen puna tek mënyra si duhet të votojmë dhe koha që kemi në dispozicion, mundësitë janë më të kufizuara. Nëse do të kishim pas një debat mirëkuptimi që do të kishte nisur më parë, sot do të ishim më optimist për mundësinë e zgjedhjes së shqiptarëve që janë jashtë, por duke qenë se procesi ka qenë i ngatërruar dhe konfliktual, dhe ulja në tryezë është bërë me vonë të jashtëzakonshme dhe në kushte shumë më specifike kur duhet negociuar mes tre palësh dhe jo dy, vetvetiu optimizmi për realizimin e kësaj mundësie është shumë e vogël. Kemi lënë si alternativë votimin me postë, por ka një sërë ezigjencash të domosdoshme që lidhen me regjistrimin. Sidoqoftë kam besim se në një mënyrë ose një tjetër ne mund të hyjmë në këtë projekt, me anë të një projekti pilot?.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/